Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut: Dha kontribut për themelimin e PD

12:46 | 22 Nëntor 2020

Kreu i Pasrtisë Demokratike ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, zv.kryeministrit të parë të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Kopliku ishte politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.Kreu i demokratëve u shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara