Basha: Keni potencial, por ju mungon qeveria. Fermerët: Po na largohen të rinjtë

14:07 | 16 Nëntor 2019

Lulzim Basha është shprehur nga takimi që po zhvillon me fermerët në Devoll se ata kanë potencial por mungon qeveria që i mbështet.

Teksa fermerët janë ankuar se po largohet fuqia punëtore.

Basha:

“Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”.

Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra milion euro zhduken dhe i jepen dy tre miqve të Ramës. Shikoni korporatën e investimeve, korporatën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës.

Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira.

Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por poër këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore.

Fermerët:

Po na largohen të rinjtë dhe krahu punëtor. Familja po ikën, djemtë po ikin dhe ne po mbetemi në pikë të hallit. Shkollat po na mbyllen./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara