Basha: Hajdari u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit

11:51 | 12 Shtator 2019

“Azem Hajdari, u vra mizorisht, nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit”, kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike në këtë 21-vjetor përkujtimi të Azem Hajdarit.

Të pranishëm ishin të gjithë familjarët e Azem Hajdarit dhe figura të njohura politike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh para mediave:

“Amaneti dhe sakrifica janë përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Evropiane, demokratike, me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelet janë para drejtësisë dhe prapa hekurave.

Sot në këtë 21 vjetor është akoma plagë e hapur, krimi vazhdon të ketë uniformën e posteve shtetërore. Shqiptaret kërkojnë shpëtim rrugëve të botës.

Socialistët e ndershëm kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin, për tu bërë bashkë dhe për të hapur bashkë rrugën e Shqipërisë si gjithë Evropa.

Ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët e bashkuar të mbyllin tranzicionin dhe të hapin rrugën e vlerave të demokracisë dhe të mundësive të barabarta të çdo shqiptari. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara