Basha: Edi Rama i ikën përgjegjësive dhe fshihet pas grave

07:46 | 16 Nëntor 2019

“Kjo qeveri është kapur për të disatën herë në flagrancë. Shumica e eksponentët e saj duke filluar nga kreu i saj është kokë e këmbë i korruptuar”. Kështu tha, mbrëmjen e sotme kreu i PD Lulzim Basha, gjatë komunikimit të tij me median.

Ndërsa ka vazhduar akuzat e tij për qeverinë dhe kryeministrin Rama, theksoi se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza që është futur vendi, janë Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.

“Zgjidhja është fundi paligjshmërisë, padrejtësia dhe paligjshmëria e thellon krizën. Gjithcka që lind në shkelje të ligjit dhe kushtetutës prodhon krizë, varfëri dhe korrupsion. Nuk kemi më kohë, vendi kërkon zgjidhje dhe zgjidhja është zhvillimi i Zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, vetëm kjo do i japë zgjidhje kësaj krize. Ky parlament është faqja e zezë dhe një shfaqje e zezë. Zgjidhja është e thjeshtë. Le të na shërbejë ky 3 ditësh i sjelljes më të shëmtuar të mazhorancës. Kjo ishte një përpjekje e dështuar e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Marrja në dorë e fatit të vendit, Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare të garantuara në tërësinë e tyre. Ky është parashtrimi që doja të bëja sot”, deklaroi Basha.

I pyetur për projekt rezolutën e votuar ditën e sotme në parlament Basha tha:

“Parlamenti është kthyer në strehë të krimit. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është nul. Prokuroria është institucioni i parë që kapi Edi Rama. Tani është futur për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ne do të mundësojmë ngritjen sa më shpejt të SPAK. Edi Rama po e përdor Ardian Dvoranit për të kapur institucionet e drejtësisë përfshirë edhe ILDKP“, shtoi më tej kreu i PD.

Për deklaratën e kryeministrit Rama sot në parlament, i cili tha se për të gjitha veprimet, për sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ka patur mbështetjen e atyre që kanë iniciuar reformën në drejtësi, dhe lidhur me vlerësimin që Basha ka, për qëndrimin e ambasadorëve në raport me institucionet, kreu i PD tha:

“Ambasadorët të flasin për vete. Ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve dhe preferon të fshihet pas grave ose pas ambasadave, kjo është historia e tij politike. Kam mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar për reformën në drejtësi, por e kam të vështirë që të besoj se ndërkombëtarët i thonë Edi Ramës, që të kapë drejtësinë apo të ndërtoj një shtet të korruptuar, këtë nuk ja këshillojnë ndërkombëtarët. Megjithatë secili duhet të përgjigjet për përgjegjësitë që ka. Edi Rama gjithmonë i ikën përgjegjësive të tij duke u fshehur pas të tjerëve. Këto 6 vite vetëm ka vjedhur, ka bërë krime dhe ka kapur shtetin“, tha Basha./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara