Basha: Biznesi nuk do lëmoshë, e vetmja zgjidhje është rritja e fuqisë blerëse

20:26 | 19 Qershor 2020

Sipërmarrësit e zonës së unazës së re iu ankuan kryetarit demokrat për taksat e larta dhe harresën e qeverisë në kohën e karantinës.

Një pronare restoranti: Me ato 260 mijë lekë që i dha ai, i mbajti prapë shteti, se u deshën me u paguajt sigurimet e punëtorëve se jemi shumë, plus me shtuar prapë. Kështu që se di si do bëhet”.

Kryedemokrati e sheh zgjidhjen tek ndihma e ekonomisë familjare.

Basha: Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse se nëse njerëzit i kanë xhepat bosh, kjo shkatërron të gjithë zinxhirin e ekonomisë. E ndjeni ju, bie punësimi, pastaj bie konsumi edhe bëhet rreth vicioz. Në vend që të shkojë larte, shkon poshtë e më poshtë. Dhe që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre në këto kohë pandemie, taksat duhet t’i kishin çuar për t’i ndihmuar njerëzit.

Selia blu beri me dije se gjatë takimeve Basha ripërsëriti premtimin se demokratet do aplikojnë një taksë të vetme në pushtet, atë 0.5 % të xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara