Autobusi i nxënësve përplaset me makinën

18:46 | 19 Maj 2019

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në Orikum të Vlorës, ku një autobus që transportonte nxënës të shkollës është përplasur me një makinë të tipit Fiat.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë në autobusin e nxënësve ka qenë i vetëm shoferi i automjetit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara