Arsenal armësh në Durrës, arrestohen dy persona

10:12 | 13 Nëntor 2018

Gjatë një aksioni policor në Durrës janë sekuestruar armë automatike dhe municione.

Janë vënë në pranga persona në mjetin e të cilëve është gjetur edhe një pistolete.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Forca e Ligjit në territor godet në Durrës.

Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar ” Guns 18″.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;

• Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale :

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm

• një pistoletë tip ” Blou”Mini;

• 2 krehera, 25 fishekë;

• një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara