Arrijnë në Lezhë trupat e dy motrave që u vranë nga kosovari në Zvicër

11:28 | 17 Janar 2018

Kanë arritur në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave të cilat u vranë nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen.

Ndërsa ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në Lezhë.

Alma dhe Elda Frroku nga Lezha u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre, raporton Shekulli.

Dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i 38-vjeçares, një shtetas Kosovar që tashmë është arrestuar nga policia. Çifti jetonte prej gati dy dekadash në Zvicër dhe kishte tre fëmijë./Shekulli/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara