Një 42-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën euro false në banesën e tij në Montesilvano të Pescaras.
“Ansa” raporton se ai kishte fshehur në banesë 2880 euro të falsifikuara si dhe 4400 euro të vërteta, që mendohet se vinin nga aktivitetet e paligjshme.
Ndërkaq, mediat italiane nuk bëjnë me dije emrin e shqiptarit të arrestuar.
Mësohet se policia italiane e kishte mbajtur për disa orë nën vëzhgim shqiptarin, duke ndërhyrë më pas për kontroll.
Pas hetimeve u zbulua se ai ishte dëbuar nga Italia që në shkurt të 2016-ës, ndërsa akuzohet për hyrje të paligjshme dhe falsifikim.
Bechtel & Enka ndërton autostradë në Serbi me çmim përgj...
Barça e mposhtën Sevillan në shtëpi, hat-trick nga Messi
LAJMI I FUNDIT: Majlinda Kelmendi në finale të Grand Slamit ...
Neymar, njëra nga dy arsyet e largimit të Ronaldos nga Real ...
Lionel Messi vendos rekord të ri në La Liga me supergolin ku...
Kryeministri Haradinaj ka mbledhur në ‘sofrën’ e...