Arrestohet një tjetër biznesmen në Tiranë. Kush është ai dhe për çfarë akuzohet

13:40 | 8 Shtator 2019

Ka përfunduar në prangat e policisë pronari i kompanisë së skelave të ndërtimit, Petrit Syla.

46 vjeçari u arrestua pasi më 16 gusht, dy punëtorë gjetën vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën, pasi skelat në pronësi të tij u rrëzuan teksa po hiqeshin nga një pallat i rikonstruktuar në rrugën “Faik Konica” në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë për një tjetër shtetas, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtor.

Shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1, ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin:

S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara