Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

12:52 | 17 Tetor 2020

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në vendkalimin kufitar “Qafë Thënë” kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë i cili është kërkuar nga Interpoli.

“Më 17.10.2020 rreth orës 01.30 pas mesnatë në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, zyrtarët policor kanë privuar nga liria C.L 34 vjeç nga Shqipëria – Peshkopi.

Gjatë kontrollimit të pasaportës zyrtarët policor kanë konstatuar se personi në fjalë është në listën me masën “arrestime” me kërkesë të Interpolit- Athinë, Republika e Greqisë”, thonë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara