Arrestohet një 21 vjeçar për vrasjen e kosovares në Francë

20:07 | 28 Shtator 2019

Të martën në mëngjes (17 shtator, 2019), një grua 56 vjeçare u gjet e vdekur në shtratin e saj në shtëpinë Adoma që ndodhet në Strasburg, si pasojë e sulmit me thikë.

Vetëm tre ditë pas vrasjes, zyra e prokurorit publik në Strasburg hapi një hetim penal për vrasje. Magjistrati ekzaminues përgjegjës për çështjen menjëherë lëshoi një Urdhër Arrestimi Evropian, në bazë të të cilit i dyshuari mund të arrestohej,

Në bazë të inteligjencës nga hetuesit e Drejtorisë Ndër-regjionale të Policisë Gjyqësore (DIPJ) të Strasburgut, policia bavareze ka arrestuar një burrë 21-vjeçar, i dyshuar në Francë për një vrasje.

Ai dyshohet se ka vrarë 56 vjeçaren me origjinë nga Kosova në një studio në shtëpinë Adoma në Strasburg, me disa plagë me thikë, njofton Klan Kosova.

Policia federale gjermane arrestoi burrin nga Shqipëria në një autobus në distancë të gjatë në Autostradën 93 pranë Kiefersfelden (Rosenheim District) në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara