Arrestohet çifti në Tiranë, burri që rrihte gruan, s’e dinte që ajo kishte pistoletë!

10:19 | 9 Tetor 2019

Komisari nr. 6 i Tiranës i ka shkuar në ndihmë një gruaje 37-vjeçe që po rrihej nga burri me të cilin bashkëjetonte, por në pranga ka rënë edhe vetë gruaja e lënduar.

Policia njoftoi burri R.H. u pranos për dhunë në familje, pasi kishte rrahur 37-vjeçaren A.K. me të cilën bashkëjetonte. Mirëpo i arrestuari ka mbetur i habitur kur pa nuk po hynte vetëm në furgonin e Policisë.

Policia kishte arrestuar edhe 37-vjeçaren, sepse i gjeti asaj një pistoletë që e kishte fshehur në sahatin e ujit. Mbi gruan rëndon akuza më e rëndë: “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara