Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, u kapen me hashash

17:10 | 6 Dhjetorë 2017

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare e Konicës, pasi hynë ilegalisht me sasi hashashi në Greqi.

Shqiptarëve iu gjet 229 kg lëndë narkotike e ndarë në 90 pako të mëdha.

Droga u zbulua në zonën malore të Pogonit, prane kufirit shqiptar. Të arrestuarit dolën para Gjykatës Penale të Janinës./Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale