Analistët: Pas marrëveshjes Rama-Basha, prangat shkuan për skrap

00:50 | 7 Qershor 2017

Analisti Artan Hoxha është shprehur se sipas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do të ketë më sulme të forta mes dy partive kundërshtare.

Hoxha tha se më këtë rast nuk do të ketë as hakmarrje, kontestime, por do të ketë njëlloj bashkëpunimi mes tyre.

Teksa Hoxha po fliste kanë ndërhyrë edhe analistët e tjerë duke thënë se nuk do të ketë as pranga: “Prangat u shkrinë”, u shpreh Zheji. Më tej batutën e vazhdoi analisti Mark Marku i cili tha se “prangat shkuan për skrap”, këto batuta kanë shkaktuar të qeshura mes të ftuarve në studion e ‘Opinion’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara