Akuzat e PD, kryebashkiaku i Vaut të Dejës jep shenjat e gishtave

12:49 | 18 Shtator 2019

Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani është paraqitur në Institutin e Policisë Shkencore për të dhënë shenjat e gishtave.

Babani akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit problemet që ka patur vite më parë më drejtësinë italiane.

“Kam respektuar detyrimin ligjor, jam i qetë dhe pres vendimin e gjykatës”, është shprehur Babani, duke shtuar se është i hapur për çdo hetim.

PD e akuzoi Babanin se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash, por ai hedh poshtë pretendimin./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara