Aksionere në New York por edhe me kredi, zbulohet pasuria e Rudina Hajdarit

23:48 | 9 Nëntor 2019

Rudina Hajdari pas refuzimit të saj për të mos djegur mandatin duke dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike në shkurt të këtij viti, është kthyer në një nga zërat më kritikë të opozitës parlamentare.

Por sa e pasur është Rudina Hajdari?

Në rubrikën “Para dhe Pushtet”, Open Data Albania publikoi sot deklarimet pasurore të deputetëve që kanë marrë mandate gjatë 2019-ës.
Të dhënat janë marrë nga deklarimet zyrtare pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit përmes aplikimit të aksesit për informacion.

Në bazë të këtyre të dhënave, Hajdari ka një burim të fortë të ardhurash nga bashkëshorti i saj Demiraj i cili rezulton pronar i një godinë në New York si dhe pronar i një kompanie, ku deputetes i është dhuruar 10 % të aksioneve.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se sipas deklarimeve të saj, deputetja bën me dije se ende nuk ka shlyer kredinë e studimeve të saj. Po ashtu ajo ka deklaruar se përdor apartamentin e të vëllait për të jetuar./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara