Aksident tek Liceu Artistik, makina përplaset me motoçikletën

21:24 | 10 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz ML” ka përplasur një motoçikletë pranë kryqëzimit të Liceut Artistik.

I aksidentuari ka mbetur i shtrirë në rrugë për disa minuta, deri sa ka mbërritur një autoambulancë në vendin e ngjarjes, e cila e ka dërguar menjëherë në spital.

Këmbësori, një burrë rreth të 70-ve, ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime të shumta çka tregon se përplasja me motoçikletën ka qenë e fortë. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara