Aksident në Shqipëri, shoferi i autobusit përplas këmbësoren

11:18 | 8 Mars 2017

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një shofer autobusi ka aksidentuar një këmbësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por mësohet se aksidentit ka ndodhur në bulevardin e këtij qyteti.

Po ashtu, nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit, si dhe identiteti i tij. Raportohet se ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërsa, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara