Aksident në Shkodër, plagoset një person

00:18 | 13 Shkurt 2018

Një shtetas ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Nga raportimet e para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete “Volsfagen Sharon” AA 920 HX dhe një mjet tip Fouristradë AA 514 FU.

Si pasojë e përpljasjes ka mbetur i plagosur shtetasi Alton Mehja, që është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale