Aksident në aksin Tiranë-Durrës

09:55 | 13 Shkurt 2018

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Shpejtësia e madhe dhe rruga e ngarkuar me ujë kanë sjellë aksidentin. Makina është përmbysur në afërsi të Sukthit, duke bllokuar për shumë minuta trafikun lëvizës nga Tirana në drejtim të Durrësit, shkruan top channel.

Nga konstatimet e para, mësohet se ka patur vetëm dëme materiale dhe lëndim i lehtë për drejtuesin e mjetit.

Makina, pasi është përplasur me trafikndarësen është përmbysur, ndërsa pjesë të saj janë shpërndarë në të gjithë korsinë./Top channel

Shpërndaje në rrjete sociale