Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën një person

20:01 | 13 Shtator 2019

Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Toblit. Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, ndërsa me vete ka pasur edhe një eskavator.

Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara