Aksident i rëndë në Durrës

23:37 | 1 Qershor 2020

jë aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se janë përplasur tre automjete, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Shkozetit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Durrësit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara