“Agron Xhafa zbret në Romë, shoqërohet nga dy policë shqiptarë”

13:58 | 16 Maj 2018

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan sërish për dorëzimin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm tek autoritetet italiane.

Ai shkruan se Xhafa ka zbritur në aeroportin e Romës i shoqëruar nga dy policë shqiptarë.

“Baroni i drogës Agron Xhafa pritet në aeroportin e Romës nga policia Italiane!”, shkruan Berisha.

Mesazhi i publikuar nga ish- kryeministri

Përshëndetje Dr, sapo mbërritën në aeroportin e Romës me avionin e nisur në ora 04:00 të mëngjesit, Agron Xhafa i shoqëruar nga dy oficerë të policisë shqiptare, me të zbritur në aeroport e morën me një mikrobuz të veçantë polica italiane!”

Paraditen e sotme Agron Xhafa iu drejtua me një letër publik shqiptarëve duke u shprehur se po dorëzohet tek autoritetet italiane edhe pse nuk ka një hetim ndaj tij.

Ai shkroi se gjithçka po e bën për t’i dhënë fund sulmeve që po bëhen në adresë të tij dhe të vëllait, ministër i Brendshëm./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale