Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion

19:58 | 11 Korrik 2018

Këshilli i Ministrave miratoi bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.

Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit. Edhe rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të larta. Që kur përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, aeroporti nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa për kuksianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.

Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale