Abuzuan seksualisht me të miturën në Kavajë, Apeli liron nga burgu 7 djemtë: Do punojnë në komunitet

09:33 | 4 Qershor 2020

Gjykata e Apelit e Durrësit vendosi sot lehtësimin e dënimit për 7 adoleshentët e shpallur fatjorë për kryerjen e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” me 13 vjeçaren, nxënëse e shkollës 9-vjeçare në Kavajë. Ngjarja shokoi gjithë shoqërinë ndodhi një vit më parë, ndërsa këto ditë një tjetër ngjarje shokoi sërish komunitetin. Bëhet fjalë për historinë e abuzimit seksual të një  tjetër adoleshenteje në Tiranë.

Me vendimin e marrë sot në mesditë, atë të ‘dënimit alternativ”, parashikohet lirimi nga burgu i të arrestuarve dhe konvertimi i dënimit të mbetur në punë falas për interesin publik.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata e shkallës së parë e Durrësit dënoi nga 3 deri në 7 vite burg adoleshentët e shpallur fajtor për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksiale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Ky dënim i fillonte nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe sipas gjykates adoleshentët do të ruheshin në një burg për të mitur. Kundër këtij vendimi lejohej ankimi brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës dhe ankimimi u be.

Vendimi i plotë i Gjykates se Durresit:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara