A duhet të largohet Basha nëse PD humb zgjedhjet? Nishani: Askush s’është i pazëvendësueshëm

23:20 | 26 Qershor 2020

Ish-presidenti, njëherësh dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, ka folur sot për të ardhmen e Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet në vitin 2021.

Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV, Nishani tha se statuti i PD nuk parashikon largimin e kryetarit nëse humben zgjedhjet.

Por teska u pyet nëse Basha duhet të lërë detyrën në rast të një humbje, ai u shpreh se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, por shtoi se dorëheqja është një akt vullnetar.

Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Dorëheqja është një akt vullnetar. Ne nuk e kemi të sanksionuar në statut. Nëse ne do të fokusohemi se kush do të jetë fati politik i secilit prej anëtarëve të koalicionit pas zgjedhjeve ne kemi deformuar platformën tonë. Që këtu dhe te ky nis krijimi i raportit të besimit“, tha Nishani./javanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara