8 marsi, me shumë se 8 gra denoncojnë në polici

22:35 | 8 Mars 2019

 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas përkujton lëvizjet gati 1 shekullore për të drejtat e grave dhe përpjekjet e tyre për barazi dhe zhvillim.

Por në fakt, në këtë ditë situata duket e zymtë në Shqipëri. Disa gra kanë vendosur të protestojnë për të drejtat e tyre dhe jo të festojnë.

Vetëm sot, 10 gra kanë denoncuar në polici se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Tre prej tyre, te dhunuara kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në kryeqytet, ndërsa 7 të tjera në rrethe. Një prej femrave që ka kërkuar urdhër-mbrojtje është dhunuar nga bashkëshkëshorti për faktin se i kërkoi që të festonte 8 Marsin.

Prej Janarit të 2019 deri tani kanë përfituar urdhër të menjëhershëm mbrojtje 428 gra. Ndërsa në vitin që lamë pas, 3690 gra dhe vajza kanë rënë pre e dhunës. Por më tragjike është krimi në familje. Në 2 muajt e parë të 2019, 8 gra kanë mbetur të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara