6 ditë pas tërmetit, e moshuara vazhdon të qëndrojë në banesën e pabanueshme

22:33 | 2 Dhjetor 2019

Zonja Ermioni Popa vazhdon të qëndrojë në banesën e saj edhe pse ajo është shpallur e pabanueshme.

Ajo i tha gazetarit Andi Bora ku u shpreh se nuk del nga shtëpia pasi nuk i frikësohet ndonjë tërmeti tjetër.

“Nuk ka ardhur kush të më marrë, vetëm një djalë që jeton sipër. Ai më tha do të çoj ku të duash. Ku të iki. Mund të dal edhe jashtë dhe mund të më bie diçka. Tërmete nuk besoj se ka më”- u shpreh e moshuara Popa.

Eni Vasili pyeti zv.ministrin Shkreli se si duhet bërë me këtë zonjë, ku Shkreli tha se në qoftë se pallati i banores është shpallur i pabanueshëm atëherë duhet të shkojë policia dhe ta nxjerrë. Me policinë duhet të jetë edhe një psikologe për të zbutur situatën./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara