Pogradec: Makina përplas një 45-vjeçare, ndërron jetë në spital

10:30 | 11 Korrik 2018

Një 45-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hudënisht.

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale