1 minutë falje e qetësi për të nderuar agjëruesit e Ramazanit

20:22 | 25 Maj 2019

Ka qenë një moment i veçantë fakti që kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndërprerë fjalën e tij në momentin kur është thirrur ezani për agjëruesit myslimanë të Ramazanit.

Basha bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në protestë për 1 minutë ti falen Zotit dhe ti bashkohen agjëruesve.

‘Në emrin e të gjithëve këtu, në një moment të bekuar, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, iu uroj nga zemra, ‘Zoti ua pranoftë sakrificën tuaj dhe t’ju ftoj të faleni e luteni bashkë me ta’. Dritë e bekim u bëftë sakrifica e agjëruesve.

Zëri juaj kumboi fort në këto tre muaj, si asnjëherë më parë, ai mundi propagandën e Edi Ramës. Vetëm falë jush, pjesëmarrjes tuaj kjo u bë e mundur.

Sot jemi më të bashkuar se kurrë, me më shumë shpresë e besim se zëri juaj u dëgjua, se zëri juaj do të dëgjohet. Se nuk ka zgjidhje tjetër veçse largimit të qeverisë së krimit.


LIVE: Protesta e 6-të kombëtare e opozitës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara