​Meta shprehet krenar me harmoninë fetare të kombit shqiptar

22:53 | 12 Dhjetor 2019

Presidenti Ilir Meta falënderoi sot ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre për veprimtarinë e organizuar me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”.

“Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë”, tha Meta.

Presidenti u shpreh se “Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë”./ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara