Zbulohet shkaku i vdekjes së reperes 25 vjeçare, Chynna Rogers

13:47 | 10 Prill 2020

Mediet e huaja kanë bërë të ditur se modelja dhe reperja, Chynna Rogers ndërroi jetë të mërkurën (8 prill) në moshën 25 vjeçe.

Por së fundi departamenti i Shëndetësisë të Philadelpias ka zbuluar arsyen e vdekjes së reperes, shkruan Sky News, transmetoon portali arbresh.info

Lajmi u dha nga menaxheri i saj John Miller duke thënë se shkaku i vdekjes së reperes nuk dihej akoma.

Por sot zëdhënësi i Departamentit të Shëndetit Publik të Philadelphia-s James Garrow bëri të ditur se shkaku i vdekjes së Cynna Rogers ishte mbidoza që kishte marrë nga përdorimi i drogës.

Chynna fillloi karrierën e saj si modele kur ishte 14 vjec pasi nënshkroi kontratën me Ford Modeles./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara