Zayn Malik konfirmon ribashkimin me Gigi Hadid

21:04 | 12 Janar 2020

Zayn e Gigi u ndanë për herë të fundit në nëntor të vitit 2018.

Mirëpo çifti duket se janë të lumtur që janë përsëri bashkë, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.

Çifti i ribashkuar u panë të shtunën në mbrëmje në New York, ndërsa ata dolën për të festuar ditëlindjen e Zayn me motrën e Gigit, Bella Hadid, nënën e tyre Yolanda Hadid, si dhe me ta ishte shqiptarja Dua Lipa.

Gigi dhe Zayn konfirmuan romancën e tyre për herë të parë në nëntor të vitit 2015 kur u panë duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

Ylli i muzikës pop kohët e fundit kishte përfunduar një lidhje me Perrie Edvard, teksa Gigi ishte ndarë nga Joe Jonas.

Pavarësisht se nuk ishin bashkë, të dy mbetën miq gjatë gjithë vitit të kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara