Zaimina pozon nga jahti, tregon trupin e saj perfekt

12:39 | 15 Gusht 2020

Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, është duke u kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Artistja, e cila të fundit këngë e lansoi në vitin 2016, ka nisur përgatitjet për videoklipin e ri dhe pritet të lansohet sot rreth orës 17:00, shkruan portali arbresh.info

Zeshkania vjen e mahnitshme dhe po vazhdon të komentohet për paraqitjet provokuese e fizikun e saj atraktiv përkundër moshës që ka.

E veshur me fustan të bardhë, Zaimina ka vënë në pah linjat e tonifikuara trupore, teksa pozoi nga jahti luksoz.

Kujtojmë se Zaimina viteve të fundit ka qenë më shumë e përkushtuar në profesionet tjera të saj si sipërmarrëse dhe arkitekte. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara