Yllka dhe Astriti festojnë 9 vjetorin e martesës, sjellin disa foto të veçanta

22:30 | 16 Shtator 2020

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, tashmë ka filluar një jetë të re thuajse krejtësisht ndryshe në Kanada.

Ajo në fillim të muajit shkurt u bë nënë për herë të parë, ndërsa po shijon çdo moment pranë vajzës dhe bashkëshortit të saj, Astrit Pallaska, shkruan portali arbresh.info

Yllka dhe Astriti sot festojnë nëntë vjetorin e martesës, e në këtë ditë të veçantë, Yllka ndau me ndjekësit disa fotografi, një nga martesa dhe të tjerat së bashku me burrin dhe vajzën Luizën.

 

View this post on Instagram

 

9 vite 👰🤵🏻 Buzeqeshja e Dashnia hala ma e madhe ❤️ plus hala te 🍊kallt 😂

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

“9 vite. Buzëqeshja e dashuria akoma më e madhe”, ka shkruar ajo.

Yllka përndryshe tash e një kohë ka lënë më anash aktivitetet muzikore, për t’u fokusuar më shumë në familjen e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara