Vila ku jetonte Meghan Markle para se të bëhej dukeshë

20:41 | 6 Gusht 2019

Aktualisht Meghan Markle jeton në Frogmore Cottage bashkë me Princin Harry dhe me bebushin Archie. Po ku jetonte dukesha para se të martohej me princin?

Ajo jetonte në një shtëpi në Los Angeles dhe nëse pyesni veten si ka qenë gjendja e saj, po ju themi se nuk ka qenë aspak keq.

Dhe madje dikush mund të ketë privilegjin të jetojë në shtëpinë e Maghan Markle në Los Angeles. Mjafton të nxirrni nga kuleta më shumë se një milion euro, (1.8 milion dollarë).

Vila luksoze është 2000 metra katrorë, ka katër dhoma gjumi, tre banjo, një kopësht, një soxhorno.

Këtu dukesha e Sussex ka jetuar nga 2011 deri në 2013, gjatë martesës së saj të parë me Trevor Engelson.

Në vitet e kaluara është banuar nga pronarët e rinj, që e kishin blerë pas divorcit të çiftit, përpara se ish artistja të spostohej në Kanada.

Shtëpia është dekoruar me shumë shije dhe është e rrethuar nga gjelbërimi. Pamjet e mëposhtme flasin vetë./b.l

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara