Victoria Beckham rikthen modën e viteve të 80′-ta

11:00 | 22 Maj 2019

Victoria Beckham u pa në qytetin e modës në Paris e veshur me hellonke të zeza të ngjitura për këmbë teksa e ktheu në trend veshjen dhe stilin e viteve të 80′-ta.

Beckham këtë veshje e kishte kombinuar me një çantë të vogël si dhe me një triko poashtu të zezë nga marka e famshme Channel të kombinuara me një palë këpucë të bardha me taka të stilit klasik, shkruan Vouge përcjell portali arbresh.info.

Me këtë veshje kreatorja e njohur aludohet se ka tendeca për ta kthyer stilin e viteve të 80’ta në treg.

Vëzhguesit e Beckham thonë se ajo ju kthye modës dhe stilit që gjithmonë e kishte dashur e padyshim që çfarëdo që ofron ajo pjesa tjetër e botës do ta ndjekë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara