Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë

12:27 | 11 Nëntor 2017

Këngëtari i njohur Vedat Ademi natën e kaluar është bërë baba për të dytën herë.

Bashkëshortja e tij Dorela ka sjell ënë jetën djalin e tyre të dytë, shkruan Indeksonline.

Kurse Vedati përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka bërë të ditur edhe emrin e të voglit të familjes Ademi.

Ai u pagëzua me emin Eren Nik Ademi.

Ndryshe çifti Vedat dhe Dorela jetojnë në Amerikë dhe kanë edhe një djalosh të vogël me emrin Jon Arti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara