Vdes vjehrri i Nicole Kimdman

13:53 | 7 Dhjetor 2015

Është bërë e ditur se ka vdekur babai I yllit të muzikës Keith Urbna, që gjithashtu njihet si burri i Nicole Kidman.
Robert Urban ka vdekur në moshën 76 vjeçare, duke I lënë familjarët, miqtë dhe shumë njerëz të tjerë të pikëlluar.
Këngëtari Australian I ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar me këtë rast.
“Unë jam i prekur thellë nga shprehjet e shumta të mbështetjes që Nicole dhe unë kemi marrë gjatë këtyre ditëve. Beteja e tij e gjatë me kancerin tashmë ka marrë fund dhe ai është në paqe’’, ka thënë Keith.
Vdekja ndodh një vit pas vdekjes së babait të gruas së tij Nicole Kidman, I cili po ashtu vdiq në moshën 76 vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara