Vdes aktorja e njohur, Leze Qena

11:17 | 25 Mars 2020

Sot bota e artit është në zi.

Në këto kohë të vështira ku e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë vdekjeprurëse COVID-19, Kosovës iu shua një yll, shkruan portali arbresh.info

Pra pak çastesh ndërroi jetë aktorja e njohur, Leze Qena në moshën 85 vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”- ka thënë Fazliu.

Aktorja mori pjesë në shumë filma e seriale për dekada me radhë, së fundi ishte pjesë e serialit “Cka ka shpija”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara