Vdes aktorja e njohur e telenovelave spanjolle

01:01 | 2 Mars 2018

Maria Rubio është një nga aktoret e njohura e cila ka luajtur në disa telenovela spanjolle. Rubio u nda sot nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e dha fillimisht mbesa e saj Fernanda Reyes Pedret e cila shkroi në Twitter: “Gjyshja ime, idhulli im, shembulli që unë ndjek, sot është pranë babait tim”.

Në nëntor të vitit të kaluar Maria Rubio humbi djalin në një aksident me makinë. Maria Rubio njihet për rolet e saj antagoniste në telenovela.

Ndër më të njohurat janë: “Salome”, “E dashur armike”, “Dy fytyrat e Anës” etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara