Vazhdon të flitet për veshjen e Billy Porter në ceremoninë e Academy Awards

07:51 | 26 Shkurt 2019

Aktori Billy Porter mori vëmendjen me stilin e tij në ceremoninë e 91-të të ndarjes së çmimeve Oscar, pasi kishte veshur një komplet që vazhdonte në formë fustani.

49-vjeçari është aktor teatri, këngëtar dhe yll televiziv. Ai u bë i famshëm në Broadway, ndërsa është fitues i çmimit prestigjioz Tony, si edhe e ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë në një mjuzikël.

Revistat e popullarizuara rozë i kanë kushtuar vëmendje dukjes së tij, ndërsa fustani është dizajn i Christian Sirianos.

Elle e ka quajtur një kombinim të magjepsjes së një zonje viktoriane që fsheh një sekret të rrezikshëm, dhe shërbëtorit të saj, i cili ka një të kaluar misterioze.

Porter ka thënë se gjithmonë ka dashur një fustan për ballo, por e kishte pritur momentin. Ndërsa frymëzimin e ka marrë në Javën e Modës në New York.

Sipas tij, derisa po flitet shumë për përfshirjen dhe diversitetin, kishte vendosur të dukej ndryshe në ngjarjen më të madhe botërore në industrinë e filmit.

“Iu afrua Sirianos dhe i thash në vesh: ‘Mendon se ke kohë të ma bësh një fustan?’ Ndërsa ai më tha: ‘Absolutisht’”, ka treguar Porter lidhur me takimin me dizajnerin e tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara