Varroset basisti i rock grupit ”Jericho”

17:34 | 15 Qershor 2018

Mes familjarëve, miqve e kolegëve, iu dha sot lamtumira e fundit Suad Jaminit, basistit të rock-grupit kosovar ‘Jericho’, i cili vdiq të enjten mbrëma.

Mësohet se Jamini ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa deri tash nuk ka ndonjë informacion zyrtar për vdekjen e tij.

Lajmi për vdekjen e Suadit u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që kanë ngushëlluar familjen dhe janë shprehur të tronditur nga ky lajm.

Rok-grupi “Jericho” njihet për tekstet dhe muzikën e veçantë dhe çdoherë me mesazh të fortë.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë./KTV

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara