Vallëzimi sensual i Klaudia Pepës me këngën e re të Maluma-s

17:50 | 15 Maj 2019

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa ka ditur gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen e publikut.

Përveç vallëzimeve erotike dhe fotografive artistike që publikon në rrjetet sociale, Pepa di të bëjë për vete fansat edhe me akrobacitë e saj, shkruan portali arbresh.info.

Së fundmi blerina e njohur ka bërë një vallëzim fantastik me këngën  “Medellin”, këngë kjo të cilën e solli këngëtari i njohur Maluma në bashkëpunim me me yllin botëror Madonna.

Ajo ka postuar një video duke bërë një koreografi me një balerinë tjetër, ku levëzjet e tyre janë perfekte.

https://www.instagram.com/p/BxcE2dioRED/?utm_source=ig_embed

Klaudia Pepa është një prej balerinave më të suksesshme shqiptare, e cila ka qenë e martuar me koreografin e njohur Albi Nako, ku ndarja e tyre bëri bujë të madhe nëpër medie. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara