Valdrin Sahiti në muajin e ramazanit dhuron fustane për vajzat e fshatit “SOS”

11:27 | 16 Korrik 2015

Disajneri kosovar Valdrin Sahiti ka bërë një gjest humanitar.

Ai përmes një fotografie që ka postuar në Instagramin e tij ka treguar se për nder të Festës së Bajramit do të dhurojë fustane vajzave të fshatit SOS.

Valdrini është disajneri më i përfolur shqiptar ku përveq fustaneve për femra, ai nuk ka shumë javë që ka lansuar në treg edhe veshjet për meshkuj me emrin VSman.

Mbishkrimi i fotografisë të fustaneve që do të dhurojë Sahiti ishte: “Këtë muaj të shenjtë ne jemi me afër Zotit dhe njëri tjetrit. Kësaj afërsie i gëzohemi përmes solidaritetit dhe dashurisë. Unë besoj se gëzimi duhet ndarë secili në mënyrën e vet. Mënyra ime është t’i gëzoj njerëzit përmes së bukurës. E bukura nuk është luks, është në thelbin e njeriut. Ne sot do t’i gëzojmë për Bajram 25 vajza të rritura në fshatin SOS ku do t’i dhurojmë 25 fustane që edhe ato të duken bukur për këtë festë. Ne po shkojmë, na dëshironi fat, VS”.

dfdg

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara