Vajza e Johnny Depp është bërë fytyra e re e firmës ‘Chanel’ (Video)

13:45 | 16 Korrik 2015
Lily-Rose Depp duket se është muza e re e Karl Lagerfeld, dizejnatorit të firmës Chanel.
Bukuroshja Lily-Rose, vajza 16 vjeçe e çiftit Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, është emëruar si ambasadorja më e re e firmës së famshme Chanel.

Ajo ishte e pranishme në javën e modës në Parisë në të gjitha shfaqjet e Chanel, përkrah nënës së saj  e cila ka punuar me Chanel që nga viti 1990.

“Lily-Rose është e mahnitshme, ajo është një vajzë e re nga një gjeneratë e re me të gjitha kualitetet e në ylli”, ka thënë Lagerfeld.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara