U2, koncert solidariteti në Paris

06:39 | 8 Dhjetor 2015

“Sonte jemi të gjithë parizienë. E gjithë bota është pariziene”. Me këto fjalë, lideri i grupit U2, Bono, i bëri homazh viktimave të sulmeve terroriste të Parisit.

Grupi irlandez kishte programuar të luante më datë 14 në Paris në kuadër të turneut europian, por e anulloi për shkak të masakrës ku humbën jetën 130 persona. U2 dolën në skenë të shoqëruar nga këngëtari amerikan Patti Smith, i cili këndoi këngën “Fuqia është e njerëzve”.

Në shenjë rezistence dhe bashkimi, Bono e shoqëroi mesazhin e tij me këngën “Në emër të dashurisë”.

Në Paris pritet të luajë gjithashtu edhe grupi “Eagles of Death Metal”, banda kaliforniane që luante në teatrin Bataclan mbrëmjen e masakrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara