Tupac Shakur kishte lidhje sekrete me Whitney Huston dhe ia kishte thyer zemrën Madonnës

00:16 | 16 Nëntor 2019

Tupac Shakur kishte lidhje sekrete me Whitney Huston dhe ia kishte thyer zemrën Madonnës.

Tupcac Shakur kishte një listë të gjatë të të dashurave gjatë kohës kur ishte në qendër të vëmendjes, por të dashurat e tij të famshme i mbajti sekret, shkuran Mirror.co.uk, transmeton lajmi.net.

Legjenda e rep-it, kishe një varg të dashurash ndër vite, por arriti t’i mbajë të fshehta disa prej tyre.

Shumë prej të dashurave të tij të famshme, nuk folën asnjëherë për marrëdhëniet e tyre me reperin, ndërsa të tjerët pritën shumë vjet pas vdekjes së tij për të konfirmuar këto romanca.

Superylli i muzikës, i cili vdiq në një gjuajtje në 1996 në moshën 25 vjeç, tani besohet të ketë pasur një lidhje me Whitney Houston dhe i theu zemrën Madonnës.

Ai gjithashtu gjeti kohë për t’u martuar e divorcuar dhe të jetë aktiv në industrinë e muzikës.

Tupac ishte në lidhje me Madonën për më shumë se një vit, pasi u nda nga Rosie Perez më 1993.

Sidoqoftë, ata arritën ta mbajnë romancën e fshehur deri kur u konfirmua më 2015.

Madonna kishte folur në një intervistë për këtë lidhje, megjithatë dihet pak për këtë romancë.

Megjithatë, thuhet se ata u ndanë kur Tupac ia dërgoi asaj një letër, ku thotë se i dhanë fund për shkak të ngjyrës.

Ndërsa, sa i përket Whitney Huston, ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown në një intervistë tha se ajo e kishte tradhtuar me Tupac gjatë martesës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara