Tuna prishi raportet me kunatin, Patrisi: Për mua janë më të rëndësishëm gruaja dhe djali

23:53 | 27 Tetor 2018

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë çift shumë i komentuar në shtypin rozë.

Robert Berisha, vëllai i Patrisit, kohë më parë kishte dhënë një deklaratë bombastike në medie, përmes së cilës kishte lënë të kuptohet që raportet me kunatën nuk i ka të mira, shkruan lajmi.net.

Çifti Tuna dhe Patrisi sonte ishin të ftuar në një intervistë në “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera folën edhe për raportin me Robertin.

Në një moment, Patrisi tha “Secili njeri e ka të drejtën dhe të shprehet për gjithçka. Ma mirë secili t’i shikon punët e veta dhe shtëpinë e vet. Unë jam shumë krenar për Tunën që ka ditë me menaxhu çdo gjë në jetë. Sidomos tash ajo në asnjë moment nuk e ka humb përqendrimin si nënë dhe si grua.”

Ndër të tjera, ai tha “Vëllau e ka vendin e vet, gruaja të vetin. Për mua më të rëndësishëm tani janë Tuna dhe Tiani.”

Ai shpreson që kjo përçarje mes tyre të përmbyllet së shpejti, kurse si porosi për Robertin ai ka këto fjalë “Kisha pas dëshirë që secili t’i shikojë punët e veta”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara